Mbi 90 persona kanë vdekur ose janë lënduar rëndë, kur një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët në afërsi të qytetit Pukrajan në Indi, njofton AFP.

Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve është duke u zhvilluar, kurse dyshohet se numri i të vdekurve dhe të lënduarve mund të jetë edhe më i madh, transmeton Telegrafi.


Fatkeqësia ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, rreth 100 km larg Knapur-it, qytetit të dytë për nga madhësia në Indi.

Ende nuk dihen shkaqet se pse treni ka dalë nga binarët. /Telegrafi/