LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi e madhe në futbollin e Indonezisë: 174 tifozë mbesin të vdekur pas trazirave, mbi 200 të plagosur

Tragjedi e madhe në futbollin e Indonezisë: 174 tifozë mbesin të vdekur pas trazirave, mbi 200 të plagosur

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Indonezi pas një ndeshje futbolli mes Arema FC dhe Persebaya që përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 2-3.

Gjithçka eskaloi pas ndeshjes kur disa tifozë u futën në fushë për tu përleshur dhe policia indoneziane përdori gaz lotsjellës për ta ndarë turmën.

Kjo gjë revoltoi edhe më shumë tifozët dhe disa duke ikur nga gazi lotësjellës u rrëzuan dhe janë shtypur nga turma e madhe që po vraponte.


https://twitter.com/AlertaNews24/status/1576362328697622529?s=20&t=LVl8JhtaDbZicuFMDIrJKQ

Në këtë takim stadiumi ‘Kanjuruhan’ ishte i tejmbushur, në fakt aty ishin prezent 42 mijë tifozë, por lejohen vetëm 38 mijë të jenë prezent.

Nga trazirat mes tifozëve dhe policisë të vdekur kanë mbetur 174 tifozë, derisa mbi 200 janë të plagosur.

“Pati një trazirë, deri më tani kanë vdekur mbi 170 persona dhe mbi 200 të tjerë janë të plagosur”, deklaroi Nico Afinta, shef i policisë shtetërore.

Federata e Futbollit të Indonezisë ka anuluar të gjitha ndeshjet e planifikuara për javën e ardhshme dhe skuadrës Aremi FC i është ndaluar të luajë ndeshjet në shtëpi deri në fund të sezonit.

Përleshjet mes policisë dhe tifozëve u zhvendosën edhe jashtë stadiumit, derisa mediat në Indonezi kanë raportuar se numri i të vdekurve mund të shkoj edhe më shumë, për shkak se shumë të plagosur në spitale janë në gjendje të rëndë.

Dhuna në stadiume ka ditur të shkaktojë tragjedi të rënda. Kështu, në vitin 1964, gjithsej 320 njerëz u vranë dhe më shumë se 1000 u plagosën gjatë një rrëmuje në një ndeshje kualifikuese olimpike Peru-Argjentinë në Lima.

Në Angli, 97 tifozë të Liverpoolit u shtypën për vdekje në 1989 në stadiumin Hillsborough në Sheffield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori