LAJMI I FUNDIT:

Trafiku Urban në Prishtinë me orar të ri, rikthen linjat e rregullta

Trafiku Urban në Prishtinë me orar të ri, rikthen linjat e rregullta
Foto: Ilustrim

Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se pas masave të COVID-19 për ndryshimin e lëvizjes së lirë, do të rikthehet edhe orari rregullt i qarkullimit të autobusëve.

Sipas ndërmarrjes, linjat do të fillojnë nga ora 06:00 deri 22:00.


Po ashtu, Trafiku Urban u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat në fuqi që lidhen me pandeminë COVID-19.

“Pas ndryshimit të orarit të lëvizjes së lirë, rikthehet orari i rregullt i qarkullimit të autobusëve në linjat e Trafikut Urban nga ora 06:00 deri 22:00. Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve maksimum 20 persona dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/