LAJMI I FUNDIT:

Trafikonin të mitura, arrestohet shqiptarja dhe dy grekët – vajzat përdhunoheshin në grup kundrejt pagesës

Trafikonin të mitura, arrestohet shqiptarja dhe dy grekët – vajzat përdhunoheshin në grup kundrejt pagesës

Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas drejtorisë antitrafik të policisë greke, në pranga ka rënë Lorela Kapaj e datëlindjes 1993, Stefanos Nestoras 1990, Dhorgjiaqis Petros 1969, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Policia thotë se, Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryen disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike kur edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave.


Prej hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve interentike ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marrëdhënie seksuale me to, raporton TCH.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy shtetasit grekë të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori