LAJMI I FUNDIT:

Trafikantët në Libi vrasin 20 migrantë

Trafikantët në Libi vrasin 20 migrantë

Njëzet migrantë afrikanë janë vrarë në një plazh në Libi nga trafikantët, pasi kishin refuzuar të hipin në anijen që planifikohej të nisej drejt Evropës, ka thënë të mërkurën një burim i shërbimit të sigurisë.

“Migrantët ilegalë për shkak të motit të keq refuzuan të hipin në anije”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonime.


Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë ka konfirmuar se grupi ishte likuiduar gjatë vikendit të kaluar në vendin e quajtur Sabrata. Në Gjenevë, Organizata ndërkombëtare për migrim IOM ka konfirmuar këtë informacion, duke thënë se “duket se ka ardhur deri te shkëmbimi i zjarrit ndërmjet trafikantëve, gjë e cila ka çuar deri te vrasja e 22 migrantëve”.

Gjashtë vjet pas rrëzimit nga pushteti të Muamer Gadafit, Libia e ndarë është përfshirë nga dhuna dhe është shndërruar në vend për migrantët ilegalë në rrugën drejt Evropës.

Trafikantët organizojnë udhëtimin, zakonisht deri tek Italia, e cila ndodhet 300 kilometra larg Libisë.

Në mungesë të ushtrisë dhe policisë së rregullt, disi milici veprojnë si roja bregdetare dhe shpesh akuzohen për pjesëmarrje ose bashkëpunim në këtë tregti me njerëz. Kah fundi i shkurtit, banorët te Tripoli gjetën 74 migrantë të vdekur, të cilët ishin mbytur pas fundosjes së anijes në afërsi të bregdetit të Libisë.

Sipas IOM-it, 521 migrantë kanë gjetur vdekjen në Detin Mesdhe vetëm nga data 1 janar deri 5 mars të këtij viti, ndërsa 20.000 kanë arritur deri te bregdeti evropian.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori