Tradhtari serik nuk sheh asgjë të keqe në atë që mashtron. Problemi me dhënien e shansit të dytë është ky: njëherë kur falni sjelljen e keqe, e pranoni dhe kështu i ofroni mundësi që ta përsërisë
Psikologu i njohur nga Goettingeni, Ragnar Beer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.
Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 për qind e femrave dhe 15 për qind e meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar.
Pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit, transmeton Telegrafi.
Tradhtia vazhdon…
Përveç kësaj, ata që kanë tradhtuar një herë, do të tradhtojnë sërish! 49 për qind e meshkujve tradhtarë dhe 55 për qind e femrave tradhtare kanë tradhtuar vetëm një herë. 12 për qind e meshkujve deri në dy herë, ndërsa 22 për qind e tyre më shumë se tri herë.
Femrat nuk mbeten shumë prapa meshkujve: 20 për qind i kanë tradhtuar bashkëshortët dy herë, 10 për qind tri herë, ndërsa 15 për qind më shumë se tri herë.
E, shkaktarët për tradhti janë…
1. Sipas specialistëve, pika e dobët e meshkujve është pikërisht krevati dhe kjo vihet re nga përqindja e lartë e meshkujve (71%) që tradhtojnë, sepse partneret nuk i kënaqin në shtrat. Përqindja e femrave që tradhton për të njëjtin motiv është më e ulët, 29%.
2. Një shkak tjetër është ritakimi me një ish të dashur. Të shohësh te sytë e tjetrit pasionin e rinisë është burim tradhtie për 32% të femrave dhe për 21% të meshkujve. Rreziku është më i madh për të tradhtuar kur një histori ka përfunduar para pesë vjetësh, sesa kur të dy kanë kaluar një moment të fortë pasioni.
3. Dihet që mundësitë më të mira për të tradhtuar të jepen kur je në udhëtim pune. Pak nga mërzitja dhe pak nga qejfi duket sikur udhëtimi i punës është kthyer në kthinë pasioni për 36% të meshkujve dhe 13% të femrave, pavarësisht ndjenjës së dashurisë që kanë për partnerin.
4. Shpeshherë tradhtohet edhe për t’u hakmarrë ndaj një gabimi të shokut ose partnerit. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër.
Zemra nuk komandohet
Në fund janë ata që tradhtojnë, sepse të tillë e kanë natyrën, ose më saktë e kanë në gjak, (bëhet fjalë për 50% të meshkujve dhe 19% të femrave). Është më e fortë se ata.
Në qoftë se të dy partnerët tradhtojnë sistematikisht, nuk ka ndonjë problem, sepse në fund të fundit kompensojnë njëri-tjetrin. Por kur njëri shkon lule më lule siç bën bleta në pranverë dhe tjetri është besnik, atëherë tradhtari duhet të lutet ditë e natë që partneri/ja të mos e marrë vesh kurrë…
Nuk është aspak e hijshme të kapesh “presh në dorë”! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre