Mediet kanë bërë të ditur para nëntë vitesh, se makina nga Toyota nuk po ia del t’i kryejë disa manovra të sigurisë, megjithëse ishte duke lëvizur me shpejtësi të ulët.

I njëjti simulim është bërë edhe me Hiluxin e ri, që është lansuar para disa muajsh, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën mënyrë, ky model ka zhgënjyer sërish megjithëse lëvizte vetëm me 60 kilometra në orë.

Makina e lartë dhe e gjerë, nuk ia del të kalojë nëpër konet e vendosur dhe ngrihet në një pikë e cila mund të përfundonte me aksident.

Por, njëjtë nuk ndodhë edhe me modelet nga kompani tjera, që lëvizin me shpejtësi më të lartë dhe përfundojnë me sukses. /Telegrafi/