LAJMI I FUNDIT:

Toyota Hightlander shfaqet nëpërmjet imazheve artistike (Foto)

Toyota Hightlander shfaqet nëpërmjet imazheve artistike (Foto)

Makina për të gjitha terrenet, duket sikur një vepër arti në stilin abstrakt

Tani që e ka heqeur nga krahët peshën e prezantimit të modelit Supra, Toyota po përgatitet për një model tjetër në New York Auto Show, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është mësuar se në këtë panair do ta prezantoi Yaris Hatchback, ky nuk është modeli i vetëm nga prodhuesi japonez. Në të njëjtin aktivitet, prezantohet edhe Hightlander i ri.

Derisa modeli aktual është mjaft në formë dhe ka përditësimet e nevojshme, prezantimi i një Highlander të ri në këtë kohë, vjen si mjaft befasi.

Artisti Michael Murfhy, është kujdesur që të krijojë imazhet artistiketë kësaj makine, për ta shfaqur këtë model. Nëpërmjet këtij prezantimi, shfaqet Toyota Highlander në kuadro të ndryshme, sikur të jetë i varur për tavani.

Megjithatë, kjo tregon formën e përafërt që do ta kenë modeli, të cilin do ta shohim zyrtarisht gjatë javës që vjen. /Telegrafi/