LAJMI I FUNDIT:

Totti i del në mbrojtje Mourinhos dhe tregon se kur mund të rikthehet te Roma

Totti i del në mbrojtje Mourinhos dhe tregon se kur mund të rikthehet te Roma

Legjenda e Romës, Francesco Totti këmbëngul se Jose Mourinhos i duhet kohë në krye të Giallorossëve dhe refuzon të përjashtojë një rikthim në klub.

Fituesi i Kupës Botërore me Italinë në vititn 2006 është bërë Ambasadori Global i Markës i sponsorit kryesor të Romës, Digitalbits.

Totti foli për këtë kapitull të ri të karrierës së tij në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes, duke refuzuar të përjashtojë një rikthim të mundshëm në klub.


“Roma nuk ka asnjë lidhje me këtë marrëveshje, por unë do të kem më shumë kohë për të folur me Friedkins”, deklaroi Totti, cituar nga Calciomercato.com.

Italiani u rikthye në Stadio Olimpico për herë të parë pas dy vitesh të dielën, por pa Romën e Jose Mourinhos të mposhtej 3-0 nga Interi.

Ishte ndeshja e parë e Romës në epokën e Friedkin që Totti mori pjesë në stadium.

“Kam folur me ta [Friedkins] para ndeshjes”, shtoi Totti.

“Ishte e veçantë sepse nuk e kisha parë Romën në stadium për dy vjet. Kur shikoj Romën ndihem si në shtëpinë time, falënderoj tifozët për pritjen dhe shpresoj të kthehem shpejt”.

“Sigurisht, kur bëhet fjalë për Romën, gjithmonë ka emocione të mëdha”, vazhdoi ish-kapiteni.

“Si tifoz, mund të them që nuk po kalojmë një kohë të mirë, por nëse nuk vuani, nuk jeni tifoz i Romës”.

“Ne jemi mësuar me këto ulje dhe ngritje, por jam i sigurt se klubi dhe Mourinho duan të japin kënaqësi për tifozët tanë. Le t’u japim atyre kohë”.

“Ju duhen lojtarë të fortë për të fituar trofe, një klub dhe një trajner që i ndihmon ata të ndihen si në shtëpi. Lojtarët janë gjëja më e rëndësishme. Nuk dua të mos respektoj ekipin aktual, por nuk shoh kampionë atje, vetëm lojtarë të mirë që mund të bëjnë mirë në një kontekst të caktuar”.

Totti shërbeu si drejtor i Romës në sezonin 2018-19, gjatë mbretërimit të James Pallottas. Ai dha dorëheqjen në qershor të vitit 2019 në një konferencë për shtyp ku tha se “brenda Trigoria ka njerëz që nuk i duan të mirën Romës”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori