Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Anglia për sulmuesin Harry Kane.

Harry Kane është futbllisti kryesor i Tottenham Hotspur, por klubi londinez si duket nuk e sheh si të paprekshëm yllin e tyre.


Tabloidi britanez, Daily Mail ka raportuar se presidenti i Tottenham Hotspur, Daniel Levy e ka nxjerr në shitje kapitenin e klubit.

6ef9794e 667f 4e98 a6dc 19e1ed4f2f25 scaled

Duke parë krizën e gjithë skuadrave nga pandemia COVID-19, duket se edhe Spurs janë të prekur dhe duan të përfitojnë nga largimi i Kane.

27-vjeçari vlerësohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, por Spurs duan të fitojnë nga largimi i tij.

Gjithnjë sipas tabloidit anglez, presidenti Levy i ka vendosur edhe çmimin e largimit lojtarit dhe për ta lënë të lirë kërkon 150 milionë euro.

kane 2

Ky lajm ka alarmuar skuadrat më të mëdha evropiane si Juventus, Manchester United, Chelsea, Manchester City, Tottenham Hotspur, Real Madrid, Paris Saint Germain e Liverpool që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Kane këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje me Spurs në të gjitha garat, ku ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë duke treguar formë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app