LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 10° heavyrain

Totaj takon organizatat e bizneseve, kërkon kujdes me rritjet e çmimeve në hotelieri dhe në shërbime

Totaj takon organizatat e bizneseve, kërkon kujdes me rritjet e çmimeve në hotelieri dhe në shërbime

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të martën ka pritur përfaqësuesit e organizatave të bizneseve që veprojnë në Komunën e Prizrenit, për të diskutuar praktikat e ngritjes së çmimeve në hotelieri dhe në fushën e shërbimeve gjatë sezonit veror. Gjatë këtij takimi ai ka shprehur qëndrimin se loja me çmime nuk sjellë dobi afatgjata dhe se mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe në imazhin e qytetit.

Në njoftimin e Komunës thuhet se Totaj me përfaqësuesit e organizatave të bizneseve ka diskutuar për fenomenin e ngritjes së çmimeve në fushën e hotelerisë (hotelet, restorantet dhe kafeteritë) si dhe të shërbimeve, përfshirë parkingjet, sidomos në pjesën historike të qytetit, raporton Telegrafi.

“Me dinamizmin e jetës kulturore, sidomos në sezonin e verës, kur ka edhe shumë vizitorë në qytetin tonë, konsiderojmë se veprimet duhet bashkërisht të harmonizohen me qëllim të ruajtjes së reputacionit të qytetit të Prizrenit. Loja me çmime në afat të gjatë kohor askujt nuk i sjell përfitime, gjë që tashmë është e konfirmuar”, ka thënë Totaj.


Sipas tij, të gjitha veprimet në këto fusha do të monitorohen nga inspektorët komunalë, dhe ka përkujtuar se publikimi i çmimeve të shërbimeve në vende të dukshme është i domosdoshëm për të siguruar transparencë dhe për t’i shmangur keqkuptimet apo abuzimet që mund të ndodhin, raporton Telegrafi.

“Është e rëndësishme që të gjithë akterët të bashkëpunojmë për të siguruar që rritjet e çmimeve janë të arsyeshme dhe të përputhshme me nivelin e shërbimit që ofrohet, pasi, rritja e çmimeve në sektorin e hotelerisë dhe të parkingjeve, sidomos në zonën historike, mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe në imazhin e qytetit”, ka thënë Totaj.

Numri i vizitorëve dhe turistëve në Prizren është shtuar dukshëm gjatë sezonit veror. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Boks
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Amerika
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori