Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të hënën ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarët, me ç’rast para të pranishmëve ka raportuar për punën njëvjeçare të Ekzekutivit lokal.
Sipas tij gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 janë realizuar projekte të shumta.
“Gjatë këtij viti kemi pas shumë punë të mira, kemi realizuar shumë projekte, shumë suksese. Raporti do të publikohet në ueb faqen e Komunës dhe do të keni mundësi me i pa detajet”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.
Ai ka theksuar se qëllimi i qeverisë komunale ka qenë gjithëpërfshirja.
“Kemi pas disa risi, sikurse që është buxhetimi me pjesëmarrje, Kontrata Sociale që janë konsideruar të arritura”, ka deklaruar ai.
Në këtë aspekt ka shtuar se qëllimi kryesor i angazhimeve ka qenë gjithmonë përmirësimi i cilësisë së jetës së gjithë qytetarëve që jetojnë në territorin e Komunës së Prizrenit.
“Natyrisht, nevojat janë shumë më të mëdha sesa që janë mundësitë tona. Mirëpo përmes caktimit të prioriteteve, duke u bazuar në kriteret relevante gjithmonë kemi tentuar që atë buxhet që e kemi ta shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale edhe të arrijmë të përfshijmë sa më shumë kërkesa, një numër sa më të madh të banorëve, dhe territor sa më të gjerë”, është shprehur Totaj, raporton Telegrafi.
Sipas tij në bazë të dhënave aktuale buxheti është realizuar në shkallën rreth 95%, ndërkohë që të hyrat vetjake janë realizuar 100%.
Në të njëjtën kohë ka theksuar se pas një kohe të gjatë janë përmbushur kriteret për përfitimin e Grantit të Performancës.
Pas raportimit të kryetarit Totaj, qytetarët e pranishëm kanë adresuar kërkesa e sugjerime të ndryshme, për të cilat krahas kryetarit kanë ofruar përgjigje edhe drejtorët komunalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

QRTK Prizren nis hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive në Zym

Pas një dekade kërkesash, Prizreni përuron tualetet publike të qasshme për të gjithë

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren sonte shfaq reprizën e tragjikomedisë “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk