LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Për djegiet dhe përdhosjen e flamujve janë privuar nga liria 17 persona, shumica janë të mitur

Toshkovski: Për djegiet dhe përdhosjen e flamujve janë privuar nga liria 17 persona, shumica janë të mitur

Gjithsej 17 persona janë privuar nga liria për përdhosjen e flamujve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se shumica prej tyre janë të mitur.

“Më vjen keq që pjesa më e madhe e tyre, si maqedonas po ashtu edhe shqiptarë, janë të rinj”, tha Toshkovski.


Në Shkup së fundmi janë arrestuar edhe 4 persona.

“Dy në lidhje me ngjarjen penale që u shpërnda në rrjetet sociale, ku griset flamuri maqedonas”, shtoi Toshkovski.

“Tre persona gjatë ditës së djeshme, përkatësisht në mbrëmje, janë privuar nga liria në Prilep që e përdhosin flamurin kombëtar shqiptar”, shtoi Toshkovski.

MPB do të hetojë edhe çfarë saktë ka bërë nëpunësi policor në uniformë nga Kumanova, për të cilin opozita akuzoi se ka nxitur urrejtje.

“Do të veprojmë në mënyrë adekuate, ju sigurojë, opinioni do të ndjek”, u shpreh Toshkovski.

Ministri Toshkovski gjithashtu paralajmëroi se me notë proteste ka reaguar edhe ambasada serbe.

Pas kësaj është arrestuar 17-vjeçari nga Kumanova, i cili ka larguar pllakën e Konsullatës serbe në Kumanovë.

Në mënyrë shtesë, edhe në Kërçovë është arrestuar një person i cili nga shtiza ka larguar edhe flamurin maqedonas edhe atë shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori