LAJMI I FUNDIT:

Toshiba mbyll tri fabrika

Toshiba mbyll tri fabrika

Toshiba do të mbyll tri fabrika të gjysmëpërçuesve të thjeshtë, kanë konfirmuar nga kjo kompani për Businessweek. Prodhimi do të bartet në tri fabrika në Japoni të cilat prodhojnë çipat më profitabil.

Si rezultat i kësaj Toshiba do të zhvendos 1,200 të punësuar në grupacionet tjera të kompanisë, e 500 të punësuar shtesë do të transferohen me qëllim të zvogëlimit të prodhimit të waferëve 150-milimetërsh prodhimi i të cilëve pritet të përgjysmohet. Një nga shkaqet për këto ndryshime është forcimi i jenit gjë që bën që biznesi me produktet që sjellin profit të vogël të bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ristrukturimi i kompanisë në tërësi do të realizohet deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Shpenzimet e mbylljes së fabrikave do ti përcaktohen vitit të ardhshëm fiskal , e për çfarë shume bëhet fjalë, për momentin nuk ka më shumë informata. /Telegrafi/