Tortikollisi muskular kongjenital (TMK) tek foshnjat paraqitet në formë të shkurtimit të muskulit sternocleidomastoid (SCM) të qafës, i cili rezulton me kufizimin e lëvizjeve të qafës.
MSc.Pt. Zana Gërgi
Specialiste e fizioterapise pediatrike-fizioterapeute neurozhvillimore Bobath
Foshnja e mban kokën në anën ku është muskuli i shkurtuar ndërsa mjekra është e kthyer në anën e kundërt. Në këtë rast në pjesën e qafës ku është paraqitur kjo gjendje vërehet një masë e fortë (gungëza) dhe qafa nuk mund të lëviz në anën tjetër.
Kur dhe nga ana e kujt mund të vërehet TMK
Në muajt e parë pas lindjes së foshnjës për shkak të shoqërimit të reflekseve te qafës (reflekseve primitive) kjo gjendje mund të mos vërehet, zakonisht del ne pah pas muajit të tretë. Ajo që bie në sy te foshnjat me probleme evidente është mbajtja e kokës në një anë, asimetria e paraqitur në fytyrë dhe në pozitën e kokës te cilat janë edhe ankesat e para të nënave që paraqiten te mjeku.
Si dhe nga kush përcaktohet diagnoza e TMK-së
Diagnoza përcaktohet së pari nga ana e mjekut pediatër, neurologut e pastaj edhe fizioterapeutit pediatrik ku gjatë kontrollimit të qafës vërehet asimetria në koke dhe në fytyrë e cila ndihmon për të dhëne diagnozën e hershme, derisa gjatë palpimit të muskulit të qafës vërehet ekzistenca e një mase të fortë (gungëze) në qafë e cila e percakton edhe diagnozën e vërtetë.
Shkaqet e paraqitjes së TMK-së te foshnjet
Tortikolisi muskular kongjenital te foshnjat paraqitet me një përqindje prej 0.4-1.9%, etiologjia e sëmundjes nuk dihet saktësisht, mirëpo shkaqet e paraqitjes së këtij problemi mund të jenë: pozita në intrauterinë, lëndimet gjatë lindjeve të vështira e të ngjashme.
Kur duhet të fillojë trajtimi fizioterapeutik pediatrik te foshnjat me diagnozën TMK
Pasi që të vërehet kjo gjendje nga familja pastaj edhe mjeku pediatër foshnja duhet të referohet te neurologu pediatrik për një ekzaminim të plotë neurologjik, e më pastaj pas përcaktimit te diagnozës së saktë fillohet me trajtim me terapi fizikale pediatrike.
Terapia fizikale pediatrike
Pas përcaktimit të diagnozës së saktë nga ana e neurologut pediatrik duke u bazuar në seriozitetin e gjendjes së foshnjës fillon trajtimi nga ana e fizioterapeutit pediatrik me ushtrime terapeutike te cilat duhet të përsëriten edhe nga ana e familjes në shtëpi për tre deri në gjashtë herë në ditë.
Derisa gjatë kohës kur nuk aplikohen ushtrimet preferohet që koka të mbahet drejtë dhe foshnja të mbahet në mënyrë të rregullt.
Ecuria e rehabilitimit të sëmundjes nga ana e fizioterapeutit pediatrik përcillet fillimisht me vlerësime dyjavore e më vonë me përmirësimin e gjendjes kalohet në vlerësime mujore deri në eliminimin e problemit e cila zgjat prej gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj në raste normale, ndërsa në rastet më të rënda apo në rastet e vonesave në diagnostifikim dhe trajtim mund të zgjas deri në dy vjet.
Në kuadër të rehabilitimit pediatrik të TMK-së rëndësi e veçantë ju kushtohet:
▪ Terapia të lidhet me lojëra për krijimin e komunikimit me foshnjën
▪ Adaptimi i foshnjës me ushtrime terapeutike
▪ Modifikimi i shtratit dhe i dhomës së foshnjës
▪ Edukimi i nënës në lidhje me teknikat e mbajtjes dhe pozicionimit të foshnjës dhe
▪ Vendosja e foshnjës kryesisht në pozitën prone (përmbys)
Studimet e fundit theksojnë rëndësinë e vendosjes së foshnjës në pozitën prone (përmbys) në të shumtën e kohës kur foshnja është e zgjuar, sepse sipas tyre pozita prone (përmbys) luan një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e kontrollit të mbajtjes së kokës, zhvillimin e muskujve të antigravitetit dhe në rregullimin e balancimit të muskujve te qafës dhe pozitës së kokës-qafës dhe po ashtu ndikon pozitivisht edhe në ngritjen e aftësive motorike.
Ushtrimet të cilat aplikohen kryesisht në rehabilitimin e TMK-së janë:
▪ Stimulimi i lëvizjeve së qafës së foshnjës nga ajo anë ku nuk mund ta kthejë kokën përmes dritave apo lojërave te ndryshme
▪ Mbajtja në pozitën prone (përmbys) gjatë kohës kur foshnja është e zgjuar dhe zhvillimi i aktiviteteve në këtë pozitë duke mundësuar lëvizjen e qafës në anë të ndryshme.
▪ Aktivizimin e lëvizjeve të qafës me ushtrime forcuese dhe aktivitete të zhvillimit simetrik për të korrigjuar pozitën e kokës së foshnjës.
▪ Zgjatjet pasive te muskulit SCM me anë të pozicionimit të foshnjës
Pas shërimit, gjendja e TMK-së te foshnjat duhet të përcillet për një periudhe prej gjashtë muaj deri në një vjet.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën