LAJMI I FUNDIT:

“Topi i zjarrtë” fluturon mbi Australi, banorët menduan se “arritën jashtëtokësorët” – ekspertët tregojnë se bëhet fjalë për meteor

“Topi i zjarrtë” fluturon mbi Australi, banorët menduan se “arritën jashtëtokësorët” – ekspertët tregojnë se bëhet fjalë për meteor

Shumë banorë të Australisë kanë mbetur të habitur kur në qiell panë një “top të zjarrtë”, ku shumë prej tyre menduan se po “u bëjnë sytë”, por shpejtë në rrjete sociale u publikuan pamje të këtij momenti.

Kjo skenë e pazakontë të cilën shumë prej tyre e “quajtën ardhje të jashtëtokësorëve”, është raportuar në polici pas minuta pas mesnatës në Pilbare në Australinë Perëndimore, transmeton Telegrafi.


Madje këtë moment e filmuan edhe një patrullë e policisë, që ishin në ndjekje të hajnave që kishin kryer një vjedhje.

Megjithatë ekspertët pretendojnë se bëhet fjalë për meteorin 2002 NN4, i cili ka kaluar afër Tokës dhe është pritur të ndodhë një gjë e tillë në këtë periudhë.

Glen Negl, shkencëtar në NASA dhe në stacionin SCIRO në Kanbera, ka deklaruar se “ky top i zjarrtë” ka marrë ngjyrë të verdhë për shkak të sasisë së madhe të hekurit në këtë objekt. /Telegrafi/