Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka kritikuar një fjalim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli lidhur me të drejtat e fëmijëve, Dita Ndërkombëtare e të cilëve shënohet sot.
Sipas Topallit, vetë qeveria në të cilën është e përfshirë edhe PDK-ja është shkelësja me e madhe e të drejtave të fëmijëve.
Ai thotë se është ironike të flasësh për të drejtat e tyre, kur fëmijët në Kosovë fitojnë bukën duke shitur cigare dhe institucionet e lejojnë një gjë të tillë.
“Fëmijët me të drejta në formë, por jo në përmbajtje. Sot, në Kuvendin e Kosovës foli për të drejtat e fëmijëve Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, qeveria e të cilit është shkelësja më e madhe e këtyre të drejtave. Është një ironi shumë e madhe të flasësh për fëmijët që fitojnë bukën duke shitur cigare dhe të njëjtën kohë të jesh në pushtet dhe të lejosh diçka të tillë”, thuhet në një koment të Topallit në Facebook.
Sipas deputetit të VV-së, shumë fëmijë në Kosovë privohen nga të drejtat themelore si e drejta për të siguruar kushte për t’u zhvilluar, për t’u dëgjuar, shkolluar, jetuar pa frikë dhe dhunë.
Këto të drejta, sipas tij, shkelen për shkak që Qeveria e Kosovës nuk i ka prioritet fëmijët dhe të ardhmen e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron