Është e rëndësishme t’i dëgjojmë më të vjetrit. Gjenerata e vjetër janë të mbushur me përvoja të mbushur dhe me mençuri – ata thjesht po presim që ne t’i pyesim për këshilla.

Problemi është se shumica prej neve nuk pyesim. Ne shpeshherë supozojmë se i dimë të gjitha dhe kjo nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Fatmirësisht, një studim ir i tani i ka zbuluar 20 këshillat më të mira nga gratë mbi moshën 50 vjeçare.

Studimi i kryer nga “Femal” ka zbuluar se 60% e femrave mbi moshën 50 vjeçare kanë thënë se do të dëshironin t’i kishin thënë vetes më herët të mos e shpenzojnë kot jetën.

Një pjesë tjetër kanë thënë se jeta është shumë e shkurtë për të mos konsumuar karbohidrate, e disa tjera kanë thënë se gjithmonë duhet t’i besoni instinkteve që i keni në raport me meshkujt.

Sidoqoftë, këto janë top 20 këshillat nga gratë mbi moshën 50 vjeçare:

- Jeta është shumë e shkurtë, prandaj shfrytëzojeni në maksimum

- Qëndroni prezent në moment dhe vlerësoni gjërat e vogla

- Perfeksioni nuk ekziston, andaj ndaloni së kërkuari atë

- Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa familja

- Planifikoni për të ardhmen

- Gjithmonë qëndroni të pavarur financiarisht

- Kujdesuni për lëkurën

- Do t’ia dilni mbanë gjatë menopauzës

- Gjërat materialiste nuk kanë rëndësi

- Jeta është shumë e shkurtë për të mos konsumuar karbohidrate

- Gjithmonë vendoseni miqësinë para romancës

- Seksi përmirësohet me moshën

- Martesat e dyta zakonisht janë më të mira

- Besoni instinktit kur është fjala për meshkujt

Mbi të gjitha këto, pothuajse të gjitha femrat (95%) besojnë me plot zemër në frazën se aq më e vjetër, aq më e mençur. /Telegrafi/