Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, i cili është pranë kalimit te Manchester United, pritet të jetë blerja e radhës e bujshme, për trajnerin Sir Alex Ferguson.
Ferguson synon me anë të bullgarit, të zgjidhë problemet në shënimin e golave, derisa Cristiano Ronaldo të gjejë formën ideale. Berbatov do të jenë një nga “yjet” që kanë shkelur në “Old Traford” gjatë 22 viteve të fundit. Por cilët ishit ata që më herët shkëlqyen në këtë fushë?
Ja renditja e dhjetë blerjeve më të mira të Alex:
1. Roy Keane (5.5 milionë euro, 1993)
Largimi i Keanet nga Mançesteri ishte i mbushur me mllef dhe polemika, por tifozët e “djajve” asnjëherë nuk do ta harrojnë paraqitjen e tij për një dekadë të tërë në “Old Trafford”. Irlandezi nuk kishte dhunti të mëdha teknike, por ishte i patrembur, luftarak dhe nuk dorëzohej për asnjë moment. Një lider fenomenal.
2. Peter Schmeichel (0.9 milion euro, 1991)
Portieri më i mirë i historisë së klubit të Manchesterit, dhe ndoshta një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit. “Gjigandi” nga Danimarka erdhi në Manchester si një i panjohur, por u shndërrua në legjendë, pas tetë viteve të shndritshme. Janë të paktë ata që kanë bërë më mirë se ai.
3. Eric Cantona (2 milionë euro, 1992)
Francezi enigmatik “prodhoi” pesë vite të paharrueshme në “Old Traford”. Cantona ishte një nga sulmuesit më “të pasur” që Premierliga ka parë ndonjëherë. Ndoshta sulmi “kung fu” ndaj tifozit të Crystal Palace i’a ka prishur disi imazhin, por tifozët e Manchesterit e kanë vënë ndër idhujt e paharrueshëm.
4. Cristiano Ronaldo (17 milionë, 2003)
Nëse portugezi do të zhvillojë një tjetër sezon si ai i kaluari, atëherë mund të ngjitet në krye të kësaj liste. Cantona dhe Schmeichel i qëndrojnë përpara, vetëm se për ta është shpenzuar më pak. Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”, dhe në sezonin e kaluar ishte lideri i Manchesterit që fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën. Ferguson pengoi largimin e tij për te Reali i Madridit.
5. Ruud Van Nistelrooy (27 milionë, 2001)
Holandezi nuk u nda mirë me Manchesterin dhe Fergusonin, por më parë u bë një nga shënuesit më legjendar të këtij ekipi. Van Nistelrooy vuri firmën e tij në më shumë se 150 gola. Që pas largimit të tij, djajtë e kuq nuk kanë pasur një qendërsulmues të mirëfilltë me golin në gjak.
6. Denis Irwin (1 milionë euro, 1990)
Denis Irwin e merrte rrallëherë fundoren. Nuk ishte një mbrojtës me dëshirën për të sulmuar, por ama, sulmuesit që kanë fituar duelet me të, maten me gishtat e njërës dorë. Ai ishte mbrojtës dhe e bënte shkëlqyer punën e tij. Kur duheshin golat, e ndihmonte skuadrën me goditje dënimi. Irlandezi i ekzekutonte të gjitha, përpara ardhjes së David Beckhamit.
7. Ole Gunnar Solskjaer (2.4 milionë euro, 1996)
“Babe faced assassin – Vrasësi me fytyrë fëmije!”. Pseudonimi tregon diçka për norvegjezin. Mendoni, Solskjaer ka hyrë në historinë e djajve të kuq, edhe pse nuk ka qenë asnjëherë titullar i rregullt. Ole Gunnar shënonte gola nga hiç gjëja. E paharrueshme do të mbetet “perla” ndaj Bayern Munichut, falë së cilës Manchesteri fitoi Ligën e Kampionëve.
8. Rio Ferdinand (36 milionë euro, 2002)
Mbrojtësit të Anglisë iu desh pak kohë për t’u ambientuar me Manchesterin, por tani ai mund të konsiderohet me plot gojën si qendërmbrojtësi më i mirë i planetit. Ndoshta Jaap Stam kishte diçka më shumë, por me vitet që i kanë mbetur, edhe Ferdinand mund të arrijë në nivelet e holandezit.
9. Steve Bruce (1,3 milion funte, 1987)
Bruce, së bashku me Gary Pallister ishin blerje të goditura, por Steve është në këtë listë pasi që ishte një mbrojtës që shënonte. Nuk do të harrohet asnjëherë sezoni kur “zemër luani” shënoi 19 gola. Çuditërisht, ai nuk u grumbullua asnjëherë nga kombëtarja angleze.
10. Wayne Rooney (38 milionë euro, 2004)
Koha do ta tregojë se sa do të shkëlqejë Wayne Rooney. Me atë që kemi parë në katër vitet e para, ai është blerja e dhjetë më e mirë e Fergusonit. 23-vjeçarit i duhet të shënojë më shumë, por kontributi që jep për ekipin është i jashtëzakonshëm. Rooney nuk ka frikë nga asnjë mbrojtës dhe kjo është vënë re në “Old Trafford”./Sporti Shqiptar/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë