LAJMI I FUNDIT:

Tony Blair kujton momentin kur Britania e Madhe iu bashkua vendeve tjera të NATO-s, për të vënë paqe në Kosovë

Tony Blair kujton momentin kur Britania e Madhe iu bashkua vendeve tjera të NATO-s, për të vënë paqe në Kosovë

Me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka thënë se vendimin për t’ju bashkuar vendeve tjera anëtare të NATO-s gjatë vitit 1999, e mori me qëllim që t’i jap fund luftës në Kosovë dhe të parandalojë humbjen e jetëve tjera.

Ai beson se ka mbrojtur të drejtat e njeriut dhe ka siguruar stabilitet në rajon dhe në gjithë Evropën. Si rezultat i ndërhyrjes ushtarake, trupat paqeruajtëse të OKB-së u futën në Kosovë, për të siguruar një ambient për rikthim të sigurtë të mijëra shqiptarëve që kishin ikur nga lufta, transmeton Telegrafi.


Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe ka shkruar se vendimi për t’iu bashkuar vendeve tjera të NATO në sulmet ajrore të kryera ndaj caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe, i erdhi pasi që beson në vlera themelore, drejtësi dhe tretman të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësisht besimit apo kombësisë që i takojnë.

“E dinim që do të jetë një rrugë e vështirë drejt progresit dhe paqes, por besonim që qytetarët e Kosovës dhe rajonit janë kreativ dhe mund t’i rregullojnë dhe adresojnë shumë sfida që i kanë përpara.

Gjatë këtyre 20 viteve kemi qenë dëshmitarë të një gjenerate të re të kosovarëve që kanë marrë në duart e tyre të ardhmen, dhe gjithë energjinë e tyre e kanë përdorur në ndërtimin e një jete më të mirë. Uroj popullin e Kosovës për këto përpjekje.

Progresi gjithashtu do të kërkoj marrjen e vendimeve të vështira, por ju tashmë e keni bërë një gjë të tillë dhe mund ta bëni sërish. Besoj se Ballkani më në fund do të ngritet mbi sfidat e saj.

Popullit të Kosovës i them: Keni kaluar nëpër shumë gjëra, por të gjitha keni arritur t’i tejkaloni. Tani, duhet ta ndërtoni të ardhmen për popullin tuaj. Një shtet në familjen evropiane. Besoj se një vizion i tillë do të një realitet në të ardhmen për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Blair. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori