LAJMI I FUNDIT:

Tony Blair angazhohet për kundërshtim të daljes nga BE-ja

Tony Blair angazhohet për kundërshtim të daljes nga BE-ja
epa05749394 Former British prime minister Tony Blair is welcomed by European Commission President Jean-Claude Juncker (R) prior to a meeting in Brussels, Belgium, 25 January 2017. EPA/OLIVIER HOSLET

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet ta shpall “një mision” të tij për t’i bindur britanikët që “të ngriten” dhe ta ndryshojnë mendimin e tyre për daljen nga Bashkimi Evropian, ka raportuar rrjeti BBC.

Blair, që ishte kryeministër i Britanisë në periudhën 1997-2007, në një fjalim më vonë gjatë ditës, do të theksoj se njerëzit votuan në referendum “pa i ditur kushtet e vërteta të Brexitit”.


Ai thotë se dëshiron të “krijoj mbështetje për të gjetur mënyrë për të dalur nga vrapimi aktual mbi tehun e shkëmbit”, raportoi BBC.

Blair, i cili pat bërë fushatë për mbetje në BE, do të thotë se i pranon rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, por do të rekomandoj që të shikohet përsëri kjo çështje, pasi “ne kemi ndjenjë të qartë se kah po shkojmë”.

Qeveria britanike ka thënë se është “absolutisht e përkushtuar” për vazhdimin e procesit të Brexit-it. /rel/