LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi flet si aktivist i VV-së: Nuk e njoh flamurin e Kosovës

Tomë Gashi flet si aktivist i VV-së: Nuk e njoh flamurin  e Kosovës

Avokati Tomë Gashi, duke folur për rastin e Boiken Abazit, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ai nuk e njehë flamurin e Kosovës.

“Unë nuk e njoh flamurin e Kosovës, sari e mavi, nuk mund të gjeni në zyrën time flamurin e Kosovës”.

Në këtë flamur gjendet harta e shtetit ku një pjesë të madhe të tij qeveria nuk e ka pushtetin e saj.


Ndërsa Gashi ka thënë se “nuk ka flamur më të bukur pas flamurit kombëtar, sesa flamuri i Dardanisë, i propozuar nga presidenti Ibrahim Rugova”.

Ai ka folur edhe për mundësinë që të bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë kam thënë se mund t’i bashkohem VV-së, por kjo mund të ndodhë pas Gjykatës Speciale, e ajo mund të jetë minimum për pesë vite, deri në 20 vite. Unë zakonisht jam përkrahës i opozitës, i të gjitha partive që kanë qenë në opozitë”.

Gashi ka folur edhe për shtyrjen e protestës së opozitës.

“Shtyrja e protestës nuk ka ndodh për shkak të Pashkëve, pasi këta nuk janë më papë se papa, por duket se nuk janë marrë vesh”, tha Gashi.