Tom Hanks huazon zërin për filmin e animuar "Toy Story 3"

Edhe pse shumë mendonin se "Toy Story 3" ishte filmi i fundit i animuar i franshizës, krijuesit kanë mendim të kundërt.
Tashmë kanë nisur planifikimet rreth vazhdimit të katërt dhe ka filluar mbledhjen e aktorëve që do t'iu huazohen zërat e tyre që kanë fituar zemrat e shikuesve në mbarë botën.
"Fjalia ime e fundit, xhirimet e mia të fundit si Woody nga" Toy Story ". Kemi udhëtuar si era, në pafundësi dhe më gjerë", ka shkruar Tom Hanks në llogarinë personale në Twitter.
Madje, aktori 62-vjeçar ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale që bërë nga grupi i xhirimeve filmike.
Kjo ka bërë që të shkaktoi shumë emocione dhe reagime, ku disa fansa u befasuan këndshëm që kanë mundësi për të parë pjesën e katërt ndërsa të tjerët ishin të pikëlluar pasi mësuan se zyrtarisht kjo është pjesa e fundit e filmit të animuar.





























































