Aktori i njohur, Tom Cruise, për momentin po qëndron në Londër për të xhiruar filmin "Mission Impossible 7".

Gjatë punës së tij, ai bëri një pushim të shkurtër për të përshëndetur një grup të -fansave afër tij, shkruan Daily Mail.


58-vjeçari u pa duke vendosur dy maska mbrojtëse të zeza, ndërsa shkoi ta përshëndes turmën.

36226836 8998241 image m 164 1606654585645

Sapo u kthyen në punë para kamerave, Cruise dhe Hayley Atwell, u panë të lidhur me zinxhir ndërsa përshtateshin me skenat e xhirimeve.

Me një ekip prodhimi që i rrethonte ndërsa ishin ulur së bashku në automjetin e zi, dyshja dukeshin të përqendruar ndërsa hynin në personazhet e tyre përkatëse për skenat.

36226832 8998241 image m 167 1606654629928

Xhirimi kuptohet se është në përfundim e sipër pas një orari të trazuar, të shkaktuar nga pandemia coronavirus. /Telegrafi/

36226838 8998241 image a 159 1606654424511