LAJMI I FUNDIT:

Toleranca që s’e kemi

Toleranca që s’e kemi
Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

Stigmatizimi që po i bëhet kryeministrit aktual të Kosovës, Avdullah Hoti, është absolutisht i papranueshëm. Për më tepër, ky stigmatizim më duket i pështirë, që të ngjallë krupën. Kjo edhe mund të pritet nga anëtarësia e thjeshtë e një grupi politik, por kur shohim se këtij procesi ia mbajnë ison një pjesë e të shkolluarve që deri vonë kanë shfaqur një qëndrim të moderuar e të matur ndaj akterëve politikë, kjo është për t’u shqetësuar.

Nuk besoj se kolegu im, tashmë kryeministër, ka ndonjë kërkesë për ndihmë në këtë kohë, sepse nuk ka asnjë argument që e bën atë të urrehet në përmasa patologjike. Atë e sulmojnë sepse në një situatë kritike për Kosovën, ka marrë guximin që me përgjegjësi politike, intelektuale dhe patriotike t’i prijë dialogut, me qëllim të mbylljes së një konflikti të gjatë mes dy popujve.


Është shumë shqetësues ky militantizëm që shkon deri në përmasa linçuese. Tërë kjo zhurmë propagandistike, që falë mundësive elektronike është mirë e organizuar, fundin mund ta ketë të rëndë, në një theqafje tonën si shtet dhe si komb. Sepse, rezultati i kësaj propagande është rrafshimi i mendimit ndryshe; qëllimi është të afirmohet bindja se masat duhet t’ju nënshtrohen vullnetit të një partie politike, apo vullnetit të vetëm një prijësi. Qëllimi mund të jetë edhe thellimi i ndjenjës së parëndësisë së mendimit të pavarur, të mendimit intelektual. Për mua, një militantizëm i tillë është rrënues.

Çfarë do të duhej të bëjmë si shoqëri, për të parandaluar instalimin e kësaj kulture? Ose, më saktë: a mund të bëjmë ndonjë gjë për ta zbutur? Përgjigja ime është: po. Besoj se ka shumë gjëra që mund të bëjmë. Kur them “ne”, në mendje i kam intelektualët, e kam fjalën për ata që armën e vetme e kanë argumentin, që punojnë me ide.

Pse mendoj se jemi në gjendje të ndihmojmë? Thjesht sepse dëmet më të tmerrshme për njerëzimin kanë ardhur nga intelektualët. Vrasjet në emër të një ideje, një doktrine politike, një teorie, apo një feje… të gjitha kanë ndodhur dhe ndodhin për shkak të ambicieve të sëmura të njerëzve të shkolluar. Unë besoj që përpjekja intelektuale për të parandaluar urrejtjen dhe konfliktet mes njerëzve, është e domosdoshme.

Ajo çfarë më së shumti i duhet popullit të Kosovës në këto kohë të vështira, është toleranca. Gjithmonë më ka pëlqyer pikëpamja e Volterit për tolerancën, që konsiderohet baba i iluminizmit. Ai thoshte se tolerancë do të thotë domosdoshmëria e jonë si njerëz, për të kuptuar se të gabosh është njerëzore, dhe se vetë natyra jonë na bën të gabojmë, pandërprerë. Ajo që gjithashtu është e domosdoshme është që të bëjmë përpjekje dhe t’ia falim gabimet njëri-tjetrit. Sepse, toleranca është principi i parë i së drejtës natyrore.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori