Nga: Zija Çela
Fajet më kërcënuese nuk janë ato që paditen, por fajtorët që kurrë nuk përfundojnë në gjykatë. Këta kanë të përbashkët me peshkaqenët forcën për t’u rritur dhe aftësinë për të kafshuar nën ujë. Por, edhe nevojën për të krijuar tufën e tyre të piranjave, që grijnë mish përditë me sharrën e dhëmbëve.
Me një këmbëngulje të patundshme dhe me gjithfarë mbështetjesh të kamufluara, nëse do të mbyllen sytë, sot këto bisha po i kafshojnë Shqipërisë brinjët, nesër mundet dhe mushkëritë.
Shumë flitet e pak ftillohet ky rrezik. Zhurmë, zhurmë! Ku bëhet zhurmë, mund të fshihet çdo gjurmë. Sipas meje, sado njerëz modernë, ne ende ruajmë shpirtin e provincës, si një vend ku debati i ideve kthehet gjithnjë në mëri personale dhe në sherr ambulant.
Zhurma, që sponsorizohet e fuqizohet pa pushim nga ndarjet e thella politike dhe kumbarët e saj me kollare, është dru pas qafe për trurin dhe tym për realitetin. Heshtja, që lakmohet aq shumë nga burracakët, është shurdhim për qytetarin dhe letargji për demokracinë.
Askush s’mund të jetë hero, duke mbyllur gojën. Por, edhe sikur njëqind vjet të jetojnë, ka njerëz që nuk lindin për të parë ëndrrën e të gjithëve, sepse i tillë është uni i tyre, një un i thartuar që i nxjerr nga binarët. Kush pandeh se zotëron të vërtetën absolute, në absolutizëm do të bjerë. Kush sheh vetëm errësirë, nga fobia e dritës do të përndiqet.
Në kaosin verbal të politikës janë të shumtë njerëzit e thjeshtë që, duke humbur sigurinë ekzistenciale, qetësinë shpirtërore dhe aftësinë për veprim, shushaten e shtangen përballë dilemave që shtron realiteti. A mos vrasin mendjen me sytë nga yjet, a mos i presin përgjigjet nga qielli?! E pra, ka një mënyrë më të sigurt për t’iu qasur përgjigjeve. E si?
Me Zotin në zemër, thuaji PO arsyes, PO lirisë pluraliste, PO zhvillimit dhe europianizimit, thuaji JO varfërisë, JO korrupsionit, JO nënshtrimit, JO poshtërimit, thuaji JO autokracisë kudo që të shfaqet, nga shkalla e familjes, rrethet e shoqërisë dhe deri në selitë e partisë e të qeverisë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës