Klubi basketbollit, Peja ka shfaqur performancë fenomenale në takimin e parë të Grupit B të Ligës Ballkanike, që klubi kosovar zhvilloi ndaj maqedonasve të Feni Industries. Pejanët fituan në Karagaç me rezultat 82-73.


Por, Aleksandar Todorov pas fitores ndaj Feni Industries ka thënë se nuk është edhe aq i kënaqur me lojën e treguar të ekipit.

“E di se gjëja më e rëndësishme është rezultati final, por nuk jam shumë i lumtur me këtë lojë. Kemi bërë disa gabime që do të mund të na kushtonin shumë. Sidoqoftë, besoj se në ndeshjet e radhës do të bëhemi edhe më të mirë”, ka thënë trajneri maqedonas i Pejës për faqen zyrtare të BIBL.

Verdhezinjtë janë ekipi i vetëm i Kosovës që ka shënuar fitore në xhiron e parë të ligës ballkanike. /Telegrafi/

telegrafi sport app