LAJMI I FUNDIT:

Tmerrohen 14 milionë banorë, një mesazh për “incident bërthamor” vjen në telefonat e tyre – më vonë u tha se ishte dërguar gabimisht

Tmerrohen 14 milionë banorë, një mesazh për “incident bërthamor” vjen në telefonat e tyre – më vonë u tha se ishte dërguar gabimisht

Një alarm i urgjencës që paralajmëronte miliona njerëz për një “incident” në një termocentral bërthamor afër Torontos “u dërgua gabimisht”, kanë pranuar zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit në të gjithë provincën kanadeze të Ontario, vendbanimi i 14 milionë njerëzve, u zgjuan nga një zhurmë tronditëse që vinte nga telefonat e tyre të dielën, e shoqëruar me një mesazh që paralajmëronte se kishte ndodhur një “ngjarje” në Stacionin Gjenerues Bërthamor.

Paralajmërimi, i cili u dërgua gjithashtu në ekranet televizive, thoshte se nuk kishte lëshim anormal të radioaktivitetit dhe njerëzit nuk kishin nevojë të ndërmarrin veprime mbrojtëse – megjithëse kjo nuk i pengoi disa njerëz të bëjnë panik.


Më shumë se një orë më vonë, njerëzit morën një mesazh tjetër duke thënë se alarmi “u dërgua gabimisht” dhe se nuk kishte “asnjë rrezik për publikun ose mjedisin”.

“Asnjë veprim i mëtejshëm nuk kërkohet”, thuhej në mesazh.

Duke kërkuar falje për gabimin, avokati i përgjithshëm i vendin Ontario Sylvia Jones tha që alarmi u dërgua gjatë një stërvitje rutinore trajnimi që po zhvillohej nga Qendra Provinciale e Operacioneve të Urgjencës.

Ajo tha se qeveria ka filluar një hetim të plotë dhe “do të ndërmarrë hapat e duhur për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Kalo në kategori