Rreth orës 21:33 sërish janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë me magnitudë 3.7 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në Veriperëndim të Vorës.


Nga të dhënat thellësia e tërmetit ishte 10 km, dhe kjo ka bërë që të ndihet lëkundja e fortë duke shkaktuar edhe njëherë panik tek qytetarët.

Po ashtu në Shqipëri kanë filluar edhe reshjet e shiut, duke e bërë akoma më të vështirë kalimin e natës për personat që u janë prishur shtëpitë.

WhatsApp Image 2019 11 28 at 21.45.55

Nën çadrat e ushtrisë ndodhen ende disa banorë, fati i të cilëve nuk dihet pas këtyre reshjeve.

Ndërkaq, numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish.

Deri me tani janë konfirmuar 48 trupa të pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi. 4 të fundit u gjetën në zonën e ish-Kënetës. Nga rrënojat vilës së familjes Lala u nxor trupi i nënës me 3 fëmijë. /Telegrafi/