LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 48 numri i viktimave të tërmetit

Shkon në 48 numri i viktimave të tërmetit

E plotësuar: Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish.

Në Durrës është nxjerrë edhe trupi i Ilir Lalës. Trupat e kërkim-shpëtimit gjetën trupin e Ilir Lalës para pak minutave dhe me ambulancë u dërgua për në mort.

Numri i të vdekurve në familjen Lala ka shkuar në 8 ndërsa numri total i viktimave nga tërmeti është 48.


Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 46 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.

4 të fundit u gjetën në zonën e ish-Kënetës. Nga rrënojat vilës së familjes Lala u nxor trupi i nënës me 3 fëmijë.

E plotësuar: Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që preku vendin ditën e martë në orën 03:55 të mëngjesit.

Tre trupa të pajetë janë gjetur në zonën e ish-kënetës, njofton ministria e mbrojtjes.

Tërmet i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera në dy ditë.

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, lëkundjet ndjehen në Tiranë - Durrësi përfshihet nga stuhi të forta dhe reshje shiu
Lexo po ashtu Tjetër tërmet godet Shqipërinë, lëkundjet ndjehen në Tiranë - Durrësi përfshihet nga stuhi të forta dhe reshje shiu

Shkon në 44 numri i viktimave nga tërmeti: Vijojnë kërkimet në tri zona të Durrësit

Po vazhdon të rritet bilanci tragjik i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Report TV raporton se deri tani ka shkuar në 44 numri i personave që kanë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 15 personave në Durrës.

Kërkimet po vijojnë intensivisht në 3 pika të qytetit bregdetar, Kënetë, hotel Mira Mare dhe tek “2 Gjelat”

Tërmeti në Shqipëri: I jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Reçi
Lexo po ashtu Tërmeti në Shqipëri: I jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Reçi

Ndërkohë kërkimet në Thumanë janë ndërprerë kërkimet pasi nga komunikimi i deritanishëm me familjarët mendohet se nuk ka më persona nën rrënoja.

Nxirret nga rrënojat e tërmetit në Shqipëri edhe një tjetër trup i pajetë, shkon në 42 numri i viktimave

Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit “Miamare” trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.

Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.

Në këtë rast, situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.

Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije se trupi i nxjerrë pak më parë çon në 42 numrin e viktimave..

Kujtojmë se Shqipëria u godit mëngjesin e të martës nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë të rihterit.