LAJMI I FUNDIT:

Tjetër rast në Kosovë, vajza nga Gjakova dyshohet se u dhunua 10 ditë më parë

Tjetër rast në Kosovë, vajza nga Gjakova dyshohet se u dhunua 10 ditë më parë
Foto: Ilustrim

Një tjetër rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur në Kosovë. Bëhet fjalë për Gjakovë, ku një vajzë ka denoncuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një burrë.

Rasti ka ndodhur para 10 ditësh, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën pasdite.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku-Shehu.


Ajo tha se gjatë arrestimit, i dyshuari nuk ka bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe derisa ka tentuar që t’iu ikë, ka pësuar lëndime në këmbë.

“Për shkak të lëndimeve, i pandehuri do t’i nënshtrohet një operimi dhe pastaj ndaj tij Prokuroria do të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Rasti është iniciuar si ‘dhunim’”, deklaroi Juniku-Shehu.

Ndryshe, sot në mëngjes Telegrafi raportoi për një rast të dhunimit që ka ndodhur në fshatin Vrellë e Istogut, ku dyshohet se një 15-vjeçare është dhunuar seksualisht nga xhaxhai i saj, i cili është arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori