Mesfushori Ylber Ramadani është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen ndaj Lazios.

Lecce mori një pikë të madhe në shtëpi ndaj Lazios, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-0.


Ylli shqiptar bëri shtatë ndërhyrje si dhe fitoi 10 herë topin ndërsa edhe kompletoi 39 pasime nga 44 të tentuara, kësisoj nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.9.

Pas ndeshjes, Serie A ia dha epitetin e lojtarit më të mirë, çmim që Ramadani tashmë e ka fituar disa herë në Serie A.

“Ramadani është lojtari më i mirë i ndeshjes”, shkroi ndër të tjera klubi i Lecces.

Përndryshe, Lecce këtë edicion po lufton për mbijetesë duke zënë pozitën e 17-të në tabelë me 18 pikë./Telegrafi

telegrafi sport app