Kampioni në fuqi ka pësuar humbje prej 1-0 si mysafir i Burnleyt në Turf Moor.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa goli i vetëm u shënua në gjysmën e dytë.


Pas një gjuajtjeje të lirë, Kompany e dërgoi topin në drejtim të George Boyd, i cili goditi me vole për ta nënshtruar portierin Hart (61’).

Manchester City mbetet pesë pikë prapa Chelseat, por Blutë kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Për më shumë, Arsenali është vetëm një pikë prapa kampionit. /Telegrafi/

telegrafi sport app