Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
Për shkak të bllokimit të rrugëve si pasojë e protestës së opozitës, një qytetare ka lindur fëmijën në automjet.
Ajo më pas është drejtuar për në spitalin e Gjinekologjisë në kryeqytet.
Nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore e nënës apo fëmijës së sapolindur.
Ndryshe, në këtë protestë, dhjetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































