Mungesën e telefonit i riu e ka mësuar pak minuta pas përfundimit të aktit seksual, ku nga epshi ka rënë brenda në një pusete e cila nuk kishte kapak.

Pikërisht në këtë moment, 18-vjeçari është arrestuar nga një patrullë policie, e cila ishte njoftuar nga disa punonjës të një autolarjeje në zonën e kthesës së Kamzës, të cilit kishin parë çiftin teksa kryenin marrëdhënie shumë pranë objektit të tyre. Pak minuta më pas Policia ka arrestuar dhe prostitutën dhe sekuestruar celularin e vjedhur, ndërkohë që dosja në ngarkim të dy personave është çuar në Gjykatën e Tiranës dhe pritet që shumë shpejt të fillojë gjykimi.


Por, si ndodhi ngjarja?

Në mesditë, një vajzë e moshës 35 vjeçe i është afruar një 18-vjeçari, duke e prekur nga pas në qafë. Menjëherë ai është kthyer, ku ka vënë re se pas tij qëndronte një vajzë, e cila i ka kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. I riu ka pranuar duke i thënë se kishte vetëm pesëmijë lekë të vjetra me vete (3.5 euro) dhe i ka kërkuar që të kryenin seks oral. Vajza e moshës 35-vjeçare ka pranuar dhe së bashku kanë shkuar në një ambient jo shumë larg rrugës, prapa një autolarjeje.

Pasi kanë përfunduar, vajza është larguar dhe ka dalë në rrugë, ndërkohë 18-vjeçari e ka ndjekur i pambuluar me pantallona, duke i kërkuar prostitutës që të kryenin marrëdhënie seksuale. Dalja e tij në rrugë pa u mbuluar është parë nga punonjësit e autolarjes, të cilët kanë njoftuar policinë e Tiranës.

Ndërkohë që 18-vjeçari i lutej në mes të rrugës 35-vjeçares që të kthehej për të kryer marrëdhënie, ajo ka pranuar dhe sërish kanë shkuar prapa autolarjes. Teksa kanë përfunduar, prostituta është larguar, e këtë herë kishte marrë dhe telefonin të riut. Ky i fundit, i dehur nga epshi, nuk ka ndjerë asnjë gjë për mungesën e telefonit, madje nuk ka arritur të zgjedhë as rrugën, pasi është rrëzuar në një pusetë të hapur. Teksa ka dalë nga puseta, i riu ka ndjerë mungesën e telefonit të tij dhe ka filluar të kërkojë atë brenda në pusetë, pasi kishte menduar se aparati celular i kishte rënë aty.

Kur djali po kontrollonte për telefonin në pusetë, në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie, e cila ishte njoftuar disa minuta më parë nga punonjësit e autolarjes për një person nudo në rrugë. Policia ka bërë arrestimin e 18-vjeçarit. Ky i fundit në moment ka pranuar autorësinë, por ka thënë se prostituta i kishte vjedhur telefonin.

Dhjetëra metra më larg, Policia ka arrestuar dhe prostitutën 35-vjeçare të cilën e ka identifikuar në rrugë nëpërmjet 18-vjeçarit që ndodhej tashmë në makinën e Policisë si i arrestuar. Vajzës i është gjendur dhe telefoni, ndërkohë që të dy kanë përfunduar në prokurori për akuzën e “Prostitucionit” dhe “Vjedhjes”. Gjatë marrjes në pyetje, të dy protagonistët kanë pranuar fajin. /Shqiptarja/