LAJMI I FUNDIT:

Tirana me festival të teatrove të kukullave

Tirana me festival të teatrove të kukullave

Për gjashtë ditë me radhë, Tirana do të mirëpresë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave (International Puppet Theatre Festival Albania), trupa nga Kina, Turqia, Spanja, Rumania dhe Shqipëria.


Trupat do të performojnë çdo ditë në Teatrin Metropol dhe në sheshin “Skënderbej” për të prezantuar forma të ndryshme përdorimi dhe komunikimi nëpërmjet kukullave, shkëmbim eksperiencash, traditash dhe kulturash të vendeve të ndryshme.

Shfaqjet pritet që të angazhojnë pjesëmarrjen e çdo grupmoshe, ndërkohë që hyrja do të jetë falas.

Programi është si më poshtë:

27 maj – Turqia

Cengiz Ozek Shadow Theatre: “The Magic Tree”

11:00 – Teatri Metropol; 20:30 – Sheshi Skënderbej

28 Maj – Rumania

Puck Puppet Theatre: “The Street of Angels”

11:00 – Teatri Metropol; 19:00 – Sheshi Skënderbej

29 Maj – Shqipëria

Teatri Metropol: “Don Quixote”

10:00 – Teatri Metropol; 20:30 – Sheshi Skënderbej

30 maj – Spanja

Angeles de Trapo: “Error 404”

11:00 – Teatri Metropol; 20:30 – Sheshi “Skënderbej”

31 Maj – Kina

Chinese Hand Puppet Performance: “The prodigal son”; “Knocking out the tiger”; “Daming Courtyard”

11:00 – Teatri Metropol; 20:00 – Sheshi “Skënderbej”

1 Qershor

Mbyllja dhe festa e festivalit: 09:00-12:00, Sheshi “Skënderbej”