LAJMI I FUNDIT:

Tirana e 1 janarit zgjohet e zbrazët

Tirana e 1 janarit zgjohet e zbrazët

Tirana u zgjua e zbrazët dhe e qetë në ditën e parë të vitit 2020. Trotuaret janë të zbrazur, rrugët pa qarkullim, ndërsa pjesa e madhe e bizneseve janë të mbyllura. Përjashtim kryesisht, bëjnë vetëm kafenetë.

Dita e parë e vitit në Tiranë të ofron një tablo që rrallë herë mund ta shohësh. Trotuaret janë të zbrazura, bizneset e mbyllura, ndërsa në rrugë nuk ka trafik.

Por nga kjo tablo, përjashtim bëjnë kafenetë, një pjesë e të cilave janë hapur që në orët e para të mëngjesit, për të ofruar shërbim për qytetarët.

Përveç kafeneve, të shumtë kanë qenë ato qytetarë, që orët e para të 2020, kanë zgjedhur t’i kalojnë në institucionet e kultit.

Faktin se pjesa më e madhe e bizneseve në kryeqytet janë të mbyllura, qytetarët e shohin si normale, teksa shprehen se i kanë bërë furnizimet ditë më parë.

Natën e ndërrimit të viteve thonë se e kaluan në shoqëri të familjarëve dhe personave të afërm, ndërsa më 1 janar thonë se kanë dalë kryesisht për të bërë ecje ose për argëtim. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori