Me siguri keni parë nëpër rrjete sociale video ku njerëzit shkruajnë për ato që njihen si “toxic traits” – tipare toksike
Tiparet toksike i referohen zakoneve, sjelljeve dhe veprimeve të vazhdueshme që dëmtojnë të tjerët. Natyrisht, identifikimi i njerëzve toksikë në jetën tuaj mund të jetë i ndërlikuar.
A keni kaluar ndonjëherë kohë me dikë që dukej miqësor, por ju ka lënë të ndiheni të pasigurt dhe të rraskapitur emocionalisht pasi keni shkuar në shtëpi? Nëse po, mund të keni takuar dikë që ka tipare toksike të personalitetit.
Ja disa shembuj të tipareve toksike
Negativiteti: Një person me negativitet mund ta shohë botën si të ftohtë, mizore dhe të keqe. Ata shpesh ankohen, të prishin humorin ose i bëjnë njerëzit e tjerë të ndihen keq me komente dhe veprime të pasjellshme.
Paragjykimi: Gjykon ngjarje, situata dhe njerëz pa ditur asgjë, pa pasur asnjë përvojë. Për shembull mund t’u thotë se një organizim do të jetë i mërzitshëm, ndonëse nuk ka nisur ende.
Pandershmëria: Dikush me këtë tipar gënjen dhe mashtron të tjerët. Shumë njerëz përdorin pandershmërinë si një mekanizëm përballues.
Ngurtësia: Një person i ngurtë mund të jetë kokëfortë, jo fleksibël dhe i paaftë për t’u përshtatur kur gjërat nuk shkojnë siç është planifikuar.
Vrazhdësia: Shfaq sjellje të vrazhdë mund të flasë ose të veprojë me sjellje që shumica e njerëzve do t’i përcaktonin si të papërshtatshme nga ana kulturore. Për shembull, mund të drejtohen pa thënë “faleminderit” ose “të lutem”.
Mungesa e ndjeshmërisë: Një personi të cilit i mungon empatia për të tjerët mund të mos i kuptojë ndjenjat dhe mendimet e njerëzve të tjerë. Për shembull, një drejtuesi të cilit i mungon empatia mund të mos e vërejë se një nga punonjësit e tij nuk ndihet mirë fizikisht/emocionalisht.
Cinizmi: një njeri që shfaq cinizëm mund të mendojë se interesat dhe qëllimet i motivojnë njerëzit në dëm të të tjerëve. Për shembull, një person cinik mund të supozojë se një person i sjellshëm ishte i tillë vetëm për bakshish të mirë.
Pamaturia: mund të mos e konsiderojë rrezikun që veprimet e tij paraqesin mbi veten ose të tjerët. Për shembull, mund t’ju inkurajojë të ndërmerrni një aktivitet të rrezikshëm.
Prirja për të nisur debate: merr gëzim ose kënaqësi nga fillimi i debateve. Jo çdo konflikt është i keq, por të nisësh debate për hir të debatit mund të jetë i dëmshëm.
Dominimi: Një person mund të marrë përsipër një situatë, të kërkojë kontroll ose të ketë ndikim mbi të tjerët. Për shembull, një koleg drejtues mund të menaxhojë pjesën tuaj të projektit, pavarësisht se nuk ka autoritet mbi ju.
Arroganca: Një person që shfaq arrogancë mund të besojë se është më inteligjent dhe më i rëndësishëm se të tjerët. Si të tillë, ata mund t’i trajtojnë të tjerët në mënyrë të vrazhdë ose me mospërfillje.
Lakmia: Një person që është “i pangopur” mund të marrë më shumë seç duhet në dëm të të tjerëve, shkruan Anabel.
Fshehtësia: Mund t’i fshehë veprimet dhe fjalët e tij nga të tjerët për përfitime personale. Për shembull, një koleg mund të prishë punën tuaj duke neglizhuar të të përcjellë një udhëzim të rëndësishëm nga shefi.
Përçarja: Një individ i tillë mund të flasë ose të ndërpresë të tjerët për përfitime personale. Për shembull, një punonjës mund të vendosë muzikë me zë të lartë në zyrë..
Impulsiviteti: Dikush që është impulsiv mund të marrë vendime të nxituara bazuar te emocionet.
Absolutizmi: Një person me këtë tipar mund t’i shikojë situatat, njerëzit ose botën përmes një binari si “mirë apo keq”. Për shembull, një mik i tillë mund ta shohë një mik tjetër si të keq, sepse e mërziti për diçka, pavarësisht se shoku kërkon falje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania