LAJMI I FUNDIT:

Tinguj kafshësh në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD-së e nis fjalimin në mënyrë të pazakontë

Tinguj kafshësh në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD-së e nis fjalimin në mënyrë të pazakontë

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flutura Açka a ka nisur fjalën e saj në Kuvend me tinguj kafshësh duke ironizuar kohën e dhënë për të folur në foltoren e parlamentit.

Ajo e ka quajtur Kuvendin “ferma pllenare”  dhe ka shtuar se “edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se katër minutat që më japin mua”.

Ajo foli edhe për protestën e pedagogëve ndërsa i bëri thirrje qeverisë të mos gjurmonte protestuesit ashtu si me drejtuesin e sindikatës së universiteteve që u përmend nga kryeministri si ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK).


“Mbani shënim se çfarë bëhet në fermën pllenare këtu. Edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se katër minutat që më japin mua. Jeni shitës të mirë të katastrofave, e bëtë më tërmetin dhe pandeminë dhe po e bëni me luftën. E dyta që keni është vjedhja dhe vjellja”, tha deputetja.

“Që në mëngjes keni vjellë këtu kundër opozitës, kundër protestueseve se shkoni i gjeni nënën e motrën ku i kanë. Çfarë bëni me pedagogët, ka qenë në SHIK tha, punë e mirë është. Ai ka të drejtë të protestojë. Jo të shkosh e ta gjurmosh njeriun. Gjurmoni çdo shqiptar në Facebook duke nisur nga mua, donit të pushonit edukatoren se më bëri ‘like’ në Facebook”, u shpreh Açka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori