Se Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të dashur në botë, e tregon edhe rasti që i ndodhi një ditë para ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit.

Teksa ylli portugez po futej në autobusin e skuadrës pasi kishte përfunduar stërvitjen ekipore në Valdebebas një tifoz arriti të kalon barrierat e sigurisë vetëm për ta takuar atë.


Në fillim CR7 u habit dhe dukej paksa i frikësuar, por duke parë vendosmërinë dhe entuziazmin e tifozit, ai vendosi t’ia plotëson dëshirën për një autograf.

Më poshtë keni videon e plotë. /Telegrafi/

telegrafi sport app