LAJMI I FUNDIT:

Tifozët ultras të Interit e ‘ftojnë në takim’ Bonuccin pas përplasjes me sekretarin e tyre

Tifozët ultras të Interit e ‘ftojnë në takim’ Bonuccin pas përplasjes me sekretarin e tyre

Ultrasit e Interit vendosën një pankartë ku e ‘ftonin’ mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, pasi ai u gjobit për shtyrjen e një anëtari të stafit të tyre gjatë finales së Superkupës së Italisë.

Përplasja ndodhi në vijën anësore në sekondat e fundit të lojës, kur Bonucci priste të hynte si zëvendësues, por Alexis Sanchez shënoi golin e fitores 2-1 për Interin.

Sekretari Cristiano Mozzillo ka festuar golin dhe është sulmuar nga Bonucci, i cili e ka shtyrë dhe thuhet se ka bërë edhe kërcënime verbale ndaj tij.


Bonucci nuk mundi ta kapërdijë humbjen e Superkupës së Italisë, dëshiroi t’i qërojë hesapet me sekretarin e Interit pas golit të Sanchezit
Lexo po ashtu Bonucci nuk mundi ta kapërdijë humbjen e Superkupës së Italisë, dëshiroi t’i qërojë hesapet me sekretarin e Interit pas golit të Sanchezit

Mbrojtësi italian u gjobit me 10 mijë euro, por nuk mori asnjë pezullim për incidentin.

Tani ultrasit e Interit kanë vendosur një pankartë në Milano me një mesazh për yllin e Juventusit.

Bonucci i shpëton dënimit pas përplasjes me sekretarin e Interit, por gjobitet vetëm me të holla
Lexo po ashtu Bonucci i shpëton dënimit pas përplasjes me sekretarin e Interit, por gjobitet vetëm me të holla

“Bonucci nëse do ta bësh të fortin, po të presim në lokal, idiot frikacak”, shkruan në pankartën e tifozëve të Interit.

Në thelb, tifozët po thërrasin Bonuccin për një luftë dhe kjo me siguri që do të rrisë tensionin përpara takimit të radhës mes këtyre klubeve në Serie A në Allianz Stadium më 3 prill. /Telegrafi/

Pankarta e tifozëve të Interit drejtuar Bonuccit

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Liga e Kampionëve
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

La Liga
Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

La Liga
Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Ligat tjera
Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori