Novak Djokovic nuk arriti ta përballonte humbjen e finales së US Open nga duart e Daniil Medvedev, derisa nuk ishte një befasi t’i shikosh sjelljet e tij anti-sportive.

Tenistit që mendoi se po e fitonte takimin iu shuan shpresat menjëherë nga rusi, me këtë të fundit që ishte thjesht fantastik.


Medvedev ishte më i mirë në të gjitha departamentet gjatë takimit, me Djokovic që kishte sjellje që nuk i takojnë këtij sporti.

Nuk ishte për t'u habitur kur ai filloi të thyente reketin e tij, duke mos e përjtuar humbjen në baza sportive dhe të  pranishmit nuk e pëlqyen këtë veprim.

Momenti i çmendurisë erdhi në një pikë thelbësore për Djokovic, ai u demolua në setin e parë, siç kishte qenë disa herë më parë në turne dhe Medvedev e shfrytëzoi mjaft mirë këtë.

https://twitter.com/tennis_gifs/status/1437164517956407299?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1437164517956407299%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ftennis%2Fnovak-djokovic-took-frustrations-out-on-his-racket-during-us-open-20210913

Sidoqoftë, në 2-1 në setin e dytë, rusi tashmë dukej qartë se po fitonte dhe nuk mund ta ndalte asgjë në rrugën e tij drejt trofeut.

Emocionet u shndërruan në trishtim pas humbjes 6-4, 6-4, 6-4, me Djokovic që më pas filloi të qante nga pikëllimi.

Medvedev u kurorëzua kampion i US Open dhe paraqitja e tij ishte për çdo lëvdatë. /Telegrafi/

telegrafi sport app