Pas largimit të trajnerit Ernest Gjoka, Kukësi ia ka besuar stolin teknikut serb, Mladen Milinkoviç.

Ky i fundit ka lënë Luftëtarin dhe do u bashkohet kampionëve të Shqipërisë për të nisur aventurën e tij të re.


Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Kukësit të cilët e lidhin afrimin e trajnerit Milinkoviç me ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, transmeton kohajone.

Faqja “Tifozat Kuksian”, ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner.

“Ata na fusin heroin në burg, ne u punësojmë të birin!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto ku duket qartë inati që kanë përbrenda.

kukes 1

telegrafi sport app