Tifozët në rrjetet sociale hamendësojnë kuptimin e festimit të golit nga Messi ndaj Celtas (Foto/Video)

Barcelona kaloi në epërsi ndaj Celta Vigos në La Liga me golin e Lionel Messit.
Ky ishte goli i 13 i argjentinasit nga 26 gjuajte në portë në kampionatin spanjoll, duke ngritur kështu numrin e golave sezonal në 22.
Messi e festoi golin duke improvizuar një telefon me dorën e tij dhe kjo ka nxitur menjëherë interesimin e medieve dhe tifozëve, të cilët kanë komentuar këtë festimin ne rrjetet sociale.
Vlen të theksohet se Messi ka dhe gjashtë asistime në këtë sezon, ndërsa më poshtë keni disa hamendësime rreth kuptimit të festimit të Leos. /Telegrafi/
Kontrata e tij skadon në vitin 2018 dhe kjo mund të jetë thirrje për drejtuesit e Barcelonës
"Përshëndetje, dua të porosis konkurrencë pasi nuk kam"
https://twitter.com/Barzaboy/status/838120956241539073
Keni nevojë për një gol të bukur, atëherë thirrni Messin
https://twitter.com/NeyMarvellous/status/838121530936737792
Disa gjëra kurrë nuk ndryshojnë
https://twitter.com/messi10stats/status/838123001765838848





















































