Shqipëria do të ketë një ndeshje të vështirë sonte në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Kuqezinjtë do të takohen me kombëtaren italiane në stadiumin Renzo Barbera të Palermos.


E pikërisht në rrugët e këtij qyteti kanë arritur tifozët kuqezinj dhe me këtë video emocionuese ftojnë të gjithë shqiptarët që të jenë në stadium në ndeshjen e sotme, transmeton Telegrafi.

Grupi i tifozëve do të shkojë në fshatin Arbëresh, ku do të ketë edhe një ceremoni.

Theksojmë se takimi fillon në ora 20:45 dhe stadiumi pritet të jetë i stërmbushur. /Telegrafi/

telegrafi sport app