LAJMI I FUNDIT:

Tifozët janë të ndarë në dysh rreth skemave taktike të Atletico Madridit kundër Man Cityt

Tifozët janë të ndarë në dysh rreth skemave taktike të Atletico Madridit kundër Man Cityt

Diego Simeone dhe Atletico Madrid ndanë opinionin e tifozëve në mediat sociale, pasi skuadra spanjolle u vendos shpeshherë me një formacion 5-5-0 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Pasi mundi Manchester United në 1/16-tën e garës elitare evropiane për klube, Atletico u rikthye në veriperëndim të Anglisë të martën mbrëma për t’u përballur me Cityn në ndeshjen e parë çerekfinale.

Ndërsa Unitedi nuk ofroi shumë për të ecur përpara, fitorja e mëparshme e Atleticos u ndërtua rreth mbrojtjes së tyre të patundur, por do të duhej të ishte shumë më e fortë kundër skuadrës së Pep Guardiolës.


City është i njohur për aftësitë e tyre në sulm dhe lufta më e madhe për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll ishte mbajtja e rezultatit sa më afër barazimit për të mbajtur veten në garë përpara ndeshjes kthyese javën e ardhshme në Wanda Metropolitano.

Tifozët në mediat sociale vunë re se Simeone kishte vendosur skuadrën e tij pa asnjë sulmues dhe dy blloqe prej pesë lojtarësh, në mënyrë që të anulonte taktikat e kundërshtarëve të tyre.

Taktikat e kampionëve të La Ligas dukej se po funksiononin, veçanërisht në pjesën e parë, pasi kampionët e Anglisë luftuan për të krijuar shumë raste të pastra.

Në fillim të pjesës së dytë mysafirët patën edhe disa raste mësimi në pushim, pasi çdo gjë që u tha në pjesën e parë pati dukshëm ndikim.

Edhe me disa shanse të tjera për Cityn, për njëfarë kohe dukej sikur ajo që Atletico po përpiqej të bënte ishte duke u arritur dhe disa njerëz u mahnitën me taktikat e Simeones.

Me kalimin e kohës, ekipi i Simeones dukej gati për të marrë barazimin 0-0 që donte të rikthehej në Spanjë javën e ardhshme, por Guardiola ishte në gjendje të ndryshonte ndeshjen me një zëvendësim të trefishtë.

Menaxheri dy herë fitues i Ligës së Kampionëve solli në lojë Jack Grealish, Gabriel Jesus dhe Phil Foden në minutën e 68-të dhe kjo ndryshoi lojën.

Vetëm një minutë e 20 sekonda pas hyrjes në lojë, ishte Foden ai që dhuroi një asistim për Kevin de Bruyne, i cili shënoi golin e fitores.

Nëse ata arrijnë të përmbysin deficitin në ndeshjen si vendas, asnjë tifozi të Atletico Madridit nuk do t’i interesojë se si luajti skuadra e tyre të martën mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori