Gjithçka është gati për fillimin e Kampionatit Botëror, Rusia 2018,

Në Luzhniki Stadium të Moskës që do të jetë edhe impianti kryesor i ngjarjes më të madhe të futbollit kanë filluar të arrijnë tifozët.


GettyImages 974245658

Stadiumi po fillon të merr formë para fillimit të takimit.

Po ashtu, edhe topi zyrtar i Kampionatit Botëror është prezantuar në fushë, me dizajnin e tij unik dhe i punuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

zhveshtoret

Një pamje nga zhveshtoret po ashtu shfaq edhe fanellat e skuadrave, pastërtinë dhe ambientet fantastike brenda Luzhniki Stadium.

Para fillimit të ndeshjes Rusi - Arabia Saudite pritet të ketë edhe një ceremoni hapëse madhështore e realizuar nga FIFA.

GettyImages 974237518 Tifozët arab në stadium, Foto: Getty Images

Rusi - Arabia Saudite zhvillohet nga ora 17:00 dhe një detaj interesant historik është që në ndeshjen hapëse asnjëherë nuk ka humbur nikoqiri. /Telegrafi/

telegrafi sport app