Tifozët e United besojnë se edhe Ten Hag është kundër Familjes Glazer me veprimin e fundit

Tifozët e Manchester United kanë protestuar sërish kundër Familjes Glazers, derisa veprimet e Erik ten Hag i konsideruan si dakord me qëndrimin e tyre anti-pronarëve, me protesta që u zhvilluan të dielën.
Me familjen Glazer duke shikuar shitjen e mundshme të klubit në ditët e fundit, tifozët dolën në rrugët e Mançesterit përpara ndeshjes.
Edhe pasi fitorja 1-0 ishte siguruar, ata vazhduan të këndojnë këngë kundër Glazer.
Kur Ten Hag u largua nga fusha, pas fitores, para tij u hodh një shall verdhë dhe jeshile, ai e mori atë, e rrotulloi dhe e hodhi prapa, siç mund të shihet në videon më poshtë.
"Kjo mund të jetë situata më domethënëse e çdo trajneri të United ndonjëherë" deklaroi në mënyrë dramatike një tifoz.
“Për herë të parë shoh një trajner të United duke dhënë shenja se është kundër pronarëve”, shtoi një i dytë.





















































