Tifozët e Real Betisit godasin me shufër metali në kokë Joan Jordan të Sevillas, gjyqtari ndërprenë ndeshjen e Copa del Rey

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Real Betis-Sevilla është detyruar ta ndërpresë ndeshje e sotme (e shtunë), pasi pati skena dhune nga tifozët vendas.
Real Betis dhe Sevilla ishin duke dhuruar një super ndeshje në kuadër të fazës së 1/8-tës së Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Botës.
Rezultati ishte 1-1 pas 39-të minutave loje, me Papu Gomez (35’), i cili kaloi Sevillën në epërsi 0-1, ndërsa Nabil Fekir (39’) barazoi 1-1.
Megjithatë, festa e golit të barazimit nga vendasit shkoi keq për ekipin mysafir, e në veçanti mesfushorin Joan Jordan.
Incidenti ndodhi direkt pasi Fekir e barazoi rezultatin, pasi tifozët vendas goditën me një shkop hekuri të hedhur mesfushorin Jordan, i cili ra në tokë pas dhimbjeve më kokë.
Mesfushori i Sevillas ishte në gjendje të ngrihej në këmbë pasi mori kujdesin mjekësor, ndërsa Julen Lopetegui dhe ndihmësit e tij ishin të zemëruar me incidentin.

Si rezultat, ndeshja u ndërpre pas disa minutave dhe të gjithë lojtarët u larguan nga fusha.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) më vonë njoftoi se ndeshja ishte pezulluar përpara se të lëshonte një deklaratë.
“Ndeshja e 16-tës së fundit të Copa del Rey mes Real Betis dhe Sevillas është pezulluar. RFEF dënon të gjitha aktet e dhunës në fushë”, njoftoi RFEF në Twitter.
Data dhe ora e rifillimit të lojës nuk është bërë ende e ditur. /Telegrafi/
https://twitter.com/sggAU101/status/1482465085327122435


















































