Zlatan Ibrahimovic ka fituar një radhë të duartrokitjeve të pa ndaluara për disa çaste në San Siro.

38-vjeçari debutoi për herë të dytë në San Siro në barazimin pa gola të Milanit ndaj Sampdorias.


Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Juventusit, Manchester Unitedit e Paris Saint-Germainit, u inkuadrua në minutën e 55-të në lojë, në vend të Krzysztof  Piatekut.

GettyImages 1192178791 Milan vs Sampdoria (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ibrahimovic për aq minuta sa luajti në fushë, dhuroi një paraqitje të mirë – gjersa kishte shansin që të shënonte me kokë.

Për një sulmues 38-vjeçar, kjo ishte një paraqitje për t’u lëvduar, por që tifozët e skuadrës italiane presin më shumë nga Ibra Kadabra në ndeshjet e ardhshme.

Kujtojmë se Ibrahimovic u rikthye te Milani si lojtar i lirë, pasi kontrata me La Galaxy kishte skaduar më 31 dhjetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/

telegrafi sport app